Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut dhe reagimi i Ramës, Tabaku: Po përgatitet t’i japë mburojë politike

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut dhe reagimi i Ramës, Tabaku: Po

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku komentoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv, kryeministres Belinda Balluku dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Tabaku shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se kreu i qeverisë po përpiqet të marrë në mbrojtje vartësen e tij.

“Kryeministri po përgatitet t’i japë mburojë politike zëvendëses së tij, e cila është e pandehur. Mbështetja për drejtësinë matet me veprime, jo me deklarata. Sot, mazhoranca socialiste duket e vendosur të votojë kundër kërkesës së SPAK.

Siç e kam paralajmëruar edhe më herët, kjo nuk është më thjesht një çështje gjykate, por një problem i thellë moral. Vetëm një qeveri e të pandehurve mund të shndërrohet në mburojë për korrupsionin e një qeverie të tërë”, shprehet Tabaku.

 

Të fundit