Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon arrestimin e tij, Berisha: Kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë

SPAK kërkon arrestimin e tij, Berisha: Kërkon të barazojë

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar Prokurorinë e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit një vegël të verbër në duart e partisë shtet, pas kërkesës së saj për autorizimin nga kuvendi për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

I ftuar në A2 CNN, Berisha e akuzoi SPAK-un se kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin e opozitës të dënuar apo me juntën e Mianmarit. Sipas tij kjo është dëshmi e një narkoregjimi.

“SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”, tha Berisha.

I pyetur pse nuk u paraqit në SPAK, në mënyrë që të shmangte këtë ashpërsim mase sigurie, Berisha theksoi se mbrojti kushtetutën.

Kjo tregon karakterin thellësisht poltik se prokuroria nuk kërkon masë për ato që më akuzon, por masë për vendimin antikushtetues ndaj meje. Prokurorë e gjykatës që denoncova në zyrën e tyre shkruan kushtetutën dhe morën pushtetin e parlamentit. Unë bëra gjën ëmë të mrië mbrojta kushtetutën e vendit tim”, shtoi Berisha.

Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.

Unë kam dërguar në parlament për abrogimin e cdo lloj imuniteti ëpr deputetë dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organve etë drjetësië të hetojnë për deputetë sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetoshesh, sa herë jam i gatshëm kam thënë.Një cështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë. Sali Berisha nuk thirret asnjëherë se ishte hapur çështje pa individ dhe në fund ai shpallet person në hetim pa u pyetur ansjëherë dhe me t’u shpallur ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”, tha Berisha.

 

 

Të fundit