Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, grupi i Bashës dorëzon raportin në Kuvend

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, grupi i

Pasditen e sotme janë depozituar në Kuvend, dy raportet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët  dy ditë më parë me 6 vota pro votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e kreut të PD-së Sali Berisha.

Një prej raporteve është i mazhorancës, ndërsa tjetri i deputetit Enkelejt Alibeaj, grupim i Lulzim Bashës, i cili bashkoi votat me socialistët në Këshillin e Mandateve. Si mazhoranca, po ashtu edhe grupimi i Lulzim Bashës kërkojnë dhënien e autorizimit për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

“Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në fund të raportit të Enkelejd Alibeaj.

Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë është në pikën e parë të rendit të ditës në seancën plenare të ditës së nesërme.

Të fundit