Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon "OK" për arrestimin e Berishës, PS miratoi ndryshimin e Rregullores, Lela: Koncert i mazhorancës për të goditur opozitën

SPAK kërkon "OK" për arrestimin e Berishës, PS miratoi

Drejtori i medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me Edvin Parrucën, tha se Kuvendi dhe SPAK po godasin hapur opozitën me veprimet e fundit.Ai shtoi se  mazhoranca kërkon t’i caktojnë lidershipin opozitës. 

Unë nuk e di nëse ka qëllim apo rastësi por dyshimi gjithsesi mbetet dhe është që a mos është ky njën koncert i organizuar kundër opozitës. Rastësia që SPAK-u i sjell Kuvendit kërkesën për ndryshim të masës ndaj liderit të opozitës dhe ndërkohë këshilli i mandateve mundëson paketën e dënimeve të opozitarëve të tjerë me dy muaj ose një muaj në varësi të shkeljeve, dy goditje në një ditë ndaj opozitës  për ti trajtuar si rastësi do të ishte fatlumësi.

Do të mbetet të shihet në vijim por mua më duket një koncert i së keqe i dizajnuar për të goditur frontalisht dhe hapur opozitën e këtij vendi.

Opozita është duke bërë jetën e vetë politike pavarsisht kundërtarit. Aksioni tjetër i opozitës në Parlament është një kushtëzim, është një detyrim përcaktim sepse aksioni i radikalitetit ka ardhur  ne e dimë shumë mirë pas çfarë, pas refuzimit të komisionit parlamentar.”, tha Lela.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi këtë të martë ndryshimet e Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Që do të thotë se tashmë dënimet për një deputet që shkel rregulloren e Parlamentin do të jenë jo më 10 ditë maksimumi, por nga 30-60 ditë përjashtim.

Këto ndryshime, hyjnë në fuqi pasi të miratohen në seancën e së enjtes, ku mjafton 71 vota të cilat mazhoranca i ka. Në mbledhjen e sotme, kanë qenë vetëm anëtarët e PS-së. 

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon autorizimin nga Kuvendi për të ekzekutuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie” ose “Arrest me Burg” për ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili po hetohet nga struktura e posaçme anti-korrupsion mbi procedurat e ndjekura për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”.

 

Të fundit