Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, Berisha: Do të respektoj vendimin e Kuvendit

SPAK kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, Berisha: Do

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për kryedemokratin Sali Berisha.

Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se deri tani ka refuzuar të zbatojë një urdhër anti-kushtetues nga një gjykatës i cili është shkarkuar në vitin 1996 dhe se mbrojti Parlamentin.

Kryedemokrati tha se çfardo lloj vendimi që vjen pas autorizimit të Kuvendit, do ta zbatojë.

“Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky amendament është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Unë kam deklaruar para jush se jam i gatshëm ta miratoj edhe vetë. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës dhe SKAP-it nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës e shkarkuar nga unë në vitin 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të vitit 2012, ajo qëndron plotësisht.

Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët në Kushtetutë dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi dhe jam 100% dakord. Nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Kam mbrojtur Parlamentin, nuk kam mbrojtur Sali Berishën. E votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshtim. Çfarë do vendimi pas autorizimit të Kuvendit do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im i përsëritur ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesh kurrë njeriu që zbatoi një vendim anti-kushtetues. Ishte nja akt i shkuarjes së kushtetutës në zyrat e prokurorëve dhe gjykatës”, deklaroi Berisha.

Të fundit