Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK sekuestron telefonin e drejtoreshës së Veliajt, Boçi: 6 muaj pasi ka plasur 'bomba', kësaj i them “befasi”!

SPAK sekuestron telefonin e drejtoreshës së Veliajt, Boçi: 6

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka ironizuar SPAK, i cili së fundmi ka sekuestruar telefonin e një tjetre drejtoreshe në bashkinë e Tiranës, Erinda Fino, në kuadër të hetimeve për korrupsion në tendera.

Në rrjetet sociale, Boçi shkruan se bomba e korrupsionit ka 6 muaj që ka plasur dhe e di i madh dhe i vogël, ndaj shton se ajo me gjasë e ka ndërruar së paku 6 herë telefonin.

Ish deputeti ironizon se ndërhyrja e SPAK  pas gjashtë muajsh, është vërtetë “befasi”!!!!

"I bukur ky lajmi nga SPAK!
Sekuestrohet telefoni i një tjetre drejtoreshe Erinda Fino, në kuadër të hetimeve për korrupsion në tendera.
Ndërkohë që bomba e korrupsionit ka 6 muaj që ka plasur dhe e di i madh dhe i vogël.
Sipas SPAK i bie që këta që bëjnë “krime intelektuale” po presin 6 muaj tek dera e Bashkisë si budallenj SPAK-un që t’i marrë telefonin e t’ia zbulojë të gjitha.
Normal që pas gjashtë muajve e kanë ndërruar së paku 6 herë telefonin.
Ky rast tejkalon dhe atë që ndodhi në Bashkinë e Elbasanit para pak muajsh, ku SPAK sekuestroi disa telefona të disa drejtuesve të dyshuar për korrupsion.
Por ndërkohë ata ishn lajmëruar për këtë gjë dhe dorëzuan telefona të virgjër.
Megjithatë kësaj së sotmes, pas gjashtë muajsh, vërtet i them tamam “befasi”!!!!", shkruan Boçi. 

 

Të fundit