Flash News

Ditari i Opozitës

“SPAK ta hetojë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Merret me drejtësinë për të hequr vëmendjen nga varfëria

“SPAK ta hetojë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Merret

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, sot në konferencën për shtyp, ku kërkoi nga SPAK për të disatën herë hetimin e Berishës pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA.

Në një konferencë për mediet, Berisha u shpreh se Rama po mundohet të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve nga kriza përballë së cilës gjenden, duke sulmuar kundërshtarët e tij politikë dhe sistemin e drejtësisë.

"Prej disa javësh kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve në një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore, Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut, apo regjimin e etërve të tij ka disa synime. Më së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie, e cila me firmë e vulë vjedh vjedh e vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje. Dje unë po kontrolloja të dhënat, rezultonte se nga 2014 deri më sot, indeksi i cmimit të ushqimeve është rritur 100%. Unë ju jap një të dhënë, shumica e familjeve shqiptare, shpenzojnë mbi 50 % të të ardhurave vetëm për ushqime. Rritet cdo javë e cdo muaj në këtë vend, në një kohë kur kryeministri e ministrat e tij vijojnë të vjedhin e shpërdorojnë pronat publike", tha Berisha. 

Të fundit