Flash News

Ditari i Opozitës

"Spanja 0 turistë..."/ Berisha nxjerr VIDEO-n e Kumbaros: Injorancë dhe padije

"Spanja 0 turistë..."/ Berisha nxjerr VIDEO-n e Kumbaros:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një deklaratë të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, lidhur me rritjen e numrit të turistëve në Spanjë.

Në videon e publikuar nga Berisha, Kumbaro thotë ndër të tjera se "Spanja ka qënë një vend që deri para 4 vitesh kishte turistë 0 turistë’.

Kryedemokrati e cilëson deklaratën e ministres si një shembull të mungesës së njohurive.

"Dëgjojeni miq, nuk u besohet veshëve, si kjo nuk ka toka! Padije, injorancë dhe padije! Turp",- shkruan Berisha krahas videos. 

Deklarata e Mirela Kumbaros:

‘Spanja ka qënë një vend që deri para 5 vitesh kishte turistë, nuk e di a bëheshin 100 apo jo. Viti 2024 numëroheshin 110 mijë vizitorë në Spanjë. Dhe nuk e shpjegoj dot ndryshe faktin që në Gjirokastër për shembull, mos buzëqeshni, unë do vazhdoi ta marr si shembull... bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht, atë gjuhën e komunikimit sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele, që në fakt është çështje ambasadorësh bio. Çfarë ndodh me Spanjën? Pse po e përmend? Sepse nga një treg me 0 vizitorë, brenda 4 viteve kthehet me dhjetëra mijëra të tillë’.

Të fundit