Flash News

Ditari i Opozitës

"Sqaro pozicionin tënd për kasetën", Basha i përgjigjet Ramës: Lëri trillimet, ekonomia jonë është në kolaps!

"Sqaro pozicionin tënd për kasetën", Basha i
Në foto: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas thirrjes publike të kryeministrit Rama, i cili i kërkonte të sqaronte pozicionin e tij në lidhje me kasetën e masakrës së Krushës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se: “Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps”.

Duke paraqitur një raport të FMN-së, Basha shton se për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë.

“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.

Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!

Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”, shkruan Rama.

Të fundit