Flash News

Ditari i Opozitës

“S’respektonin asnjë masë”, Komiteti i Ekspertëve ndaloi mbledhjet partiake, reagimi i parë nga PD: Pritën sa mbaroi PS-ja takimet elektorale

“S’respektonin asnjë masë”, Komiteti i

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar masat shtesë që njoftoi sot në mesditë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi.

Ndër to është edhe ndalimi i tubimeve dhe mbledhjeve partiake. I pyetur në Abc News, Bardhi thotë se komiteti priti derisa të mbaronte takimet elektorale Partia Socialiste, takime që sipas tij nuk respektohej asnjë masë anti-covid.

“Kjo tregon se nuk kanë as strategji për menaxhim, vetëm improvizojnë, pritën të mbarojnë takimet elektorale PS-ja, që nuk respektohej asnjë masë dhe jemi sot në gjendjen që kemi 600 persona të prekur brenda një dite. Ne nuk kemi asnjë shqetësim, ne e kemi mbështetur gjithmonë cdo masë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve por masat kaotike dhe pa u shoqëruar me masa të tjera nuk sjellin efekt.

Vazhdojnë që të jenë kaotikë, improvizojnë masa dhe nuk kishin përgjigje të drejta. Në momentin që ndalon mos grumbullimin më shumë se 10 veta, cfarë do të bësh me shkollat? Kjo nuk mori përgjigje. Por cfarë do të bëhet me transportin publik? Ajo që ka treguar këto 8 muaj, është se qeveria ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, ka marrë masa gjithmonë të vonuara”, tha Bardhi.

Të fundit