Flash News

Ditari i Opozitës

Strasburgu i jep përparësi rastit ‘Berisha’, kryedemokrati: Mirënjohës që është garante e të drejtave të njeriut

Strasburgu i jep përparësi rastit ‘Berisha’,

Gjykata e Strasburgut ka klasifikuar rastin “Berisha” si çështje të rëndësishme duke i dhënë përparësi shqyrtimit të padisë së dorëzuar nga kryedemokrati.

Berisha shprehu mirënjohje për GJEDNJ, si garanti kryesor i të drejtave të njeriut. Kryedemokrati shprehu besimin e plotë për vlerësimet e gjykatës dhe konventës që theksoi se i bën qytetarët evropianë më të lirë.

“Dua të informoj se sapo më njoftojnë se Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka klasifikuar rastin ‘Berisha’ si leading, pra të rëndësishëm, dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të mjeteve të brendshme, për çka unë u jam shumë mirënjohes kësaj gjykate që është edhe garante kryesore e të drejtave të njeriut.

Besoj se avoketërit e mi do paraqesin aty të gjithë vërtetat e sistemit politik, e shndërrimit të drejtësisë në një armë politike në Shqipëri.

Shpreh besimin tim të plotë në vlerësimet dhe gjykimet e kësaj organizate, garante e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, konventë që i bën qytetarët europianë më të lirë se kurrë në historinë e tyre.

Duke përfunduar, ftoj qytetarët shqiptarë edhe njëherë, nesër në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve.

Nga të katër anët sirenat e ndryshimit, sirenat e fitores së opozitës po ushtojnë.

Këto sirena kërkojnë nga ne, qytetarët opozitarë, të meritojnë plotësisht këtë fitore me aksionin tonë, me veprimin tonë, me mosbindje civile”, deklaroi Berisha.

Të fundit