Flash News

Ditari i Opozitës

Bojkotuan denoncimet e PD, Strazimiri: Kur themi "media", nënkuptojmë pronarin dhe interesat

Bojkotuan denoncimet e PD, Strazimiri: Kur themi "media",

Belind Këlliçi dhe kryedemokrati Sali Berisha denoncuan sot fakte dhe prova të reja lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Gent Strazimiri, në një postim në Facebook, k a nxjerrë raportimin e mediave kryesore të vendit në kohën kur selia blu denonconte vjedhjen me inceneratorin.

Televizionet transmetonin Edi Ramën dhe jo denoncimet e Berishës, Strazimiri shkruan se në fakt kur flasim për “media” kemi të bëjmë jo me gazetarët dhe të vërtetën, por me pronarin e medias dhe interesat e tij.

Postimi:

Ndërkohë që Belind Këlliçi dhe Sali Berisha paraqesin me fakte dhe prova shkresore atë që më së pari e ka denoncuar Abi Malltezi , pra mbulimin e krimit të inceneratorit të Tiranës dhe amnestimin e Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës nga SPAK, i vetmi ekran që e pasqyron është Syri Tv...

Të gjithë të tjerët e kanë bojkotuar....

E kanë parë më me interes publik të transmetojnë Edi Ramën që po nderon me një ekspozitë ... Paolo Rossin...

Kur themi "media", nuk themi "gazetarët" e aq më pak "e vërteta"...

Nënkuptojmë "pronari i medias" dhe interesat e biznesit të tij që nëse cënohen... atëhere është shkelur "liria e medias"... "fjala e lirë"....

Ky është problemi i vërtetë që kjo shoqëri ka, dhe nuk zgjidhet me "çfarë do bëni ju dhe opozita në këtë rast, zoti Berisha...?"

KAQ!

SPAK YOU

Të fundit