Flash News

Ditari i Opozitës

Strehimi i afganëve, Basha shpreh qëndrimin pro: Shqipëria ka detyrime, të japë kontribut në raport me mundësitë

Strehimi i afganëve, Basha shpreh qëndrimin pro: Shqipëria ka
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur pro strehimit të afganëve në Shqipëri. Ai thotë se si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime e si pasojë duhet të qëndrojë pranë SHBA-së dhe aleatëve në zgjidhjen e krizës humanitare në Afganistan.

Kreu i PD nënvizon se Shqipëria duhet të bëjë aq sa ka mundësi, ndërsa shton se solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë.

Sipas Bashës, rreziqet mbi identitetin kombëtar, si pasojë e shpopullimit nuk lindin si pasojë e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në, por për shkak të keqqeverisjes.

Kryedemokrati thekson se është detyrë e qeverisë që të përballojë edhe sfidat që ka vendi. Gjithashtu shton se qeveria duhet të punojë për qytetarët dhe të mbështesë aspiratat e tyre.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria është në bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve të lidhur me Amerikën, që u rrezikohet jeta nga talebanët. Rama bëri me dije se SHBA-ja i ka kërkuar vendit tonë që të shërbejë si vend tranzit. Kryeministri bën me dije se i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.

 

Të fundit