Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Sula: Fondet e BE për bujqësinë kanë shkuar për ndërtim resortesh
Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar se përplasjet në Kuvend nuk bëhen për Sali Berishën, por në mbrojtje të të drejtave kushtetues.
Duke folur në Syri tv, ai thotë se qeveria pengon komisionet hetimore pasi nuk mungojnë çudirat, si në rastin e fondeve për bujqësinë që sipas tij kanë shkuar në ndërtimin hoteleve dhe resorteve.
"Kam një pyetje për kryeministrin dhe këdo, OLAF dhe BE përse i kanë pezulluar fondet për Shqipërinë, në bazë të thashethemeve ka pezulluar ajo IPARD 1 dhe IPARD 2.
Të jeni të sigurt që do të dalin xhevahire në komisionet hetimore pasi fonde për ngritjen e serave janë devijuar në ndërtime resortesh dhe kullash në breg të detit. Le të dalim ne blof s’ka pse mban merakun tonë kryeministër. Kushtetuta thotë se i takon pakicës të ngrejë një komision hetimor ose një e katërta e deputetëve të parlamentit, në vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2007.
Gjykata Kushtetuta thotë se mazhoranca nuk mund ta pengojë këtë komision por detyra e shumicës është vetëm të kërkojë një ndryshim ose formulim objektin e komisionit hetimor, por këto nuk kanë tentuar as të riformulojnë asgjë nga objekti por në mënyrë tinëzare rrëzuan të gjitha komisionet hetimore.
Ne nuk e bëjmë luftën për Berishën por ne do të përmbushim detyrën si deputetë të opozitës, jemi në një demokraci dhe është shumë e turpshme kjo që po ndodh. Është hera e parë që në 100% të kërkesave tona kemi të drejtë në atë që po bëjmë dhe kërkojmë", tha ai.