Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku i përgjigjet Ramës për ligjin e Zonave të Mbrojtura: Është po aq korruptiv sa inceneratorët

Tabaku i përgjigjet Ramës për ligjin e Zonave të Mbrojtura:

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministri Edi Rama lidhur me kritikat pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Sipas Tabakut ligji Zonave të Mbrojtura është po aq korruptiv sa inceneratorët.

 “Ligji Zonave të Mbrojtura është po aq korruptiv sa inceneratorët! Në të dy rastet KM pretendon se pastron ambientin kur në të vërtetë është ideatori korrupsionit toksik që rrudh, dëmton & shkatërron Shqipërinë. Shteti kapur nuk ikën me ministra me fshesë në dorë dhe kamerat ndezur për t’i filmuar, por me vizionin e një qeverie për shqiptarët jo oligarkët!”, shkruan tabaku në X.

Çfarë deklaroi Rama?

Për zonat e mbrojtura, kjo është një temë që unë e kam shumë për zemër dhe njëkohësisht është një temë që më bën edhe të dua të qesh shumë se çfarë është bërë në Shqipëri në këto 10 vite për të mbrojtur natyrën, çfarë është bërë në Shqipëri këto 10 vite për të rikthyer në jetë monumente të trashëgimisë kulturore, çfarë është bërë në Shqipëri në këto 10 vite për t’i pastruar Shqipërisë fytyrën e mbuluar nga balta dhe nga llumi, bën që unë të them se askush nuk ka, të gjithë kanë gojë të flasin se të gjithë janë të lirë të flasin, por askush nuk ka gojë që të na japë neve leksione.

Nuk na bën dot ne leksion askush, për çështjen e qasjes ndaj mjedisit, ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj të bukurës, ndaj shijes europiane dhe ndaj pastrimit të fytyrës së Shqipërisë në çdo aspekt. Ne kemi vënë në mbrojtje, zona të tëra i kemi vënë ne në mbrojtje. Tani çështja është shumë e thjeshtë.

Ne jemi përpara një sfide që është sfida e shekullit për nga pikëpamja e politikës që do të bëjë Shqipëria, që është çfarë duam ne, çfarë presim ne dhe çfarë do të bëjmë ne me turizmin?

 

Të fundit