Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Ka nisur një hetim legjislativ për Portin e Durrësit

Tabaku: Ka nisur një hetim legjislativ për Portin e Durrësit

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se për projektin e Portit të Durrësit ka nisur një hetim legjislativ.

Në një lidhje direkte nga Kuvendi për studion e “Top Story”, Tabaku tha se bëhet fjalë për një aset strategjik me 340 prona që do t’i jepet investitorit Mohamed Alabbar.

Tabaku shtoi se WBIF (iniciativë financiare e BE) është një instrument që Shqipëria synon ta fitojë dhe e cila dje ka anuluar grantin 28 milionë euro për portin. Demokratja theksoi se deputetët i kanë nisur një shkresë duke e vënë në dijeni për shkeljet dhe kostot e aseteve.

“Është e vërtetë që zhurma nuk ndihmon për transparencë por faktet dhe argumentat. I dëgjuat ministret me fjalime copy-paste të kryeministrit në vite. Dimë që një aset strategjik që ka 340 prona do i jepet një investitori. Bëhet fjalë për shkeljen e një konkurrencë të lirë që e prek shumë komisionin, ashtu siç deklaroi komisioni ka nisur një investigim për këtë rast ashtu siç ka ndodhur edhe për aeroportin e Vlorës. ËBIF është një instrument që qeveria shqiptare synon të fitojë. Një ndër projektet që ka fituar qeveria shqiptare është porti i Durrësit. Dhe të gjithë deputetet i kanë nisur një shkresë se aktiviteti i tyre ka një rrezik. Ka dhe kosto të tjera përveç kostos së aseteve”, tha Tabaku.

Të fundit