Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku “skanon” ekonominë e vitit 2023: Fasadë e qeverisë, shqiptarët më të varfër se një vit më parë

Tabaku “skanon” ekonominë e vitit 2023: Fasadë e

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një “skaner” të ekonomisë së Shqipërisë në vitin 2023.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se rritja e mefshtë ekonomike në tremujorin e tretë që koincidon në kulmin e ardhjes së turistëve në vend dëshmon fasadën e një qeverie që nuk ka prodhuar një ekonomi të shëndetshme.

Tabaku shton se shqiptarët po e mbyllin këtë vit më të varfër se një vit më parë.

“Shqiptarët po e mbyllin vitin 2023 më të varfër se një vit më parë dhe tërësisht të pa përgatitur për një krizë që sipas të gjitha gjasave do të prekë më shumë të ardhurat e tyre duke i varfëruar.

Në të dhjetin vit të qeverisjes socialiste ekonomia shqiptare vuan plotësisht pasojat e një vizioni ekonomik të ndërtuar mbi vetëm një sektor; atë të ndërtimit që fatkeqësisht po sponsorizohet në shumicë dërrmuese nga paratë e pista.

Të dhënat nga INSTAT flasin për rënien e fortë të industrisë nxjerrëse dhe gjithashtu edhe asaj përpunuese. Sakaq, rritja e mefshtë ekonomike në tremujorin e tretë që koincidon mu në kulmin e ardhjes së turistëve në vend dëshmon fasadën e një qeverie që nuk ka prodhuar një ekonomi të shëndetshme dhe që i përgjigjet rreziqeve.

Të gjithë këto të dhëna përkthehet edhe tek të ardhurat në rënie të shqiptarëve dhe të GDP/frymë. Shifrat e EUROSTAT tregojnë jo vetëm një diferencë të frikshme mes fuqisë blerëse të shqiptarëve me mesataren e BE por janë dëshmi e renditjes si vendi më i varfër në rajon.

Që prej vitit 2013 kur kjo mazhorancë fitoi zgjedhjet shqiptarët janë taksuar me 3 miliardë euro taksa në total. Edhe pse taksat janë rritur, duke rënduar xhepin e shtresës së mesme, të ardhurat që mbledh qeveria në fund të vitit janë në të njëjtën masë me një dekadë mëparë, njëkohësisht edhe dshmi e korrupsionit klientelist që sipas FMN i heq 10% të PBB më shumë tëardhura buxhetit të shtetit.

Shqipëria sot ka nevojë të rishpikë veten qoftë në model ekonomik e qoftë në mënyrën se si trajton burimet! Sot procesi i integrimit duhet përdoret si një mënyrë për të eleminuar hapësirat e jashtëzakonshme në të ardhura me rajonin e duhet të fokusohet te rritja e forcimi i avantazheve që ne kemi duke përdorur tregun rajonal e më gjerë. Investimi në teknologji informacioni duke e lidhur me arsimin, investimi në mbështetje të turizmit e bujqësisë si dhe në diversifikim energjie duhet të jetë prioriteti. Por asgjë nga këto nuk do të ketë efekt nqs nuk e bëjmë luftën ndaj korrupsionit prioritet kombëtar. Farkeqësisht burimet po tkurren nga korupsioni!

Qoftë 2024 më i mirë për familjet shqiptare!”, shkruan Tabaku.

Të fundit