Flash News

Ditari i Opozitës

"Gusht e gunë"/ Tabaku: As turizmi dhe as propaganda nuk e fshehin dot krizën ekonomike

"Gusht e gunë"/ Tabaku: As turizmi dhe as propaganda nuk e

Deputetja e zgjedhur e  Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar gjendjen ekonomike të vendit, duke theksuar se edhe muaji gusht, i konsideruar tradicionalisht si kulmi i sezonit turistik, nuk ka mundur të maskojë krizën e thelluar ekonomike që po përjetojnë qytetarët shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku thekson se treguesi i ndjesisë ekonomike ka rënë me 0.8 pikë vetëm gjatë muajit gusht, ndërsa sektori industrial ka pësuar një rënie të ndjeshme me 4 pikë, dhe sektori i shërbimeve me 2.1 pikë. 

Tabaku thotë se edhe konsumatorët janë më pesimistë, me një rënie prej 0.5 pikësh në ndjesinë e tyre ekonomike, që sipas saj tregon më pak blerje dhe më shumë frikë për të ardhmen financiare.

Postimi i Tabakut:

Gusht e gunë

As turizmi dhe as propaganda nuk e fshehin dot krizën ekonomike.

Vetëm në gusht, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë.

-Industria humbi 4 pikë, shërbimet ranë me 2.1 pikë.

-Edhe konsumatorët u treguan më pesimistë: treguesi i tyre ra me 0.5 pikë. Më pak blerje, më shumë frikë për të ardhmen financiare.

Ndërtimi, dikur krenaria e qeverisë, mbahet gjallë vetëm nga spekulimi me çmime. Ky është sistemi i ndërtuar për një pakicë: taksat e larta i paguan shumica, ndërsa buxheti shpërndahet në korridoret e pushtetit për klientelën e privilegjuar.

Dhe këto nuk janë thjesht shifra por tregues të një realiteti ku shqiptarët po humbasin besimin – tek ekonomia, tek mundësia për një jetë më të mirë, tek e ardhmja në këtë vend.

Dhe kjo është kriza më e madhe. Një sistem që takson rëndë punën dhe shtresën e mesme, ndërsa shpërndan buxhetin në korridoret e pushtetit për pakicën, nuk mund të ndërtojë mirëqenie!

Të fundit