Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Xhafaj presion administratës, u thotë se vota elektronike është e verifikueshme. Të merren masa

Tabaku: Xhafaj presion administratës, u thotë se vota elektronike

Kandidatja e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku ka deklaruar se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, po u bën presion qytetarëve duke i thënë se vota do të shihet në Njësinë 10 në kryeqytet, ku do të votohet për herë të parë në mënyrë elektronike. Ajo i bën thirrje KQZ-së të marrë masat e menjëhershme për këtë rast.

Tabaku siguroi qytetarët se ky sistem pilot, ka ardhur me insistimin e Partisë Demokratike dhe vota është e fshehtë e asnjë fletë nuk del e pavlefshme, pasi sistemi sipas saj, nuk e lejon një gjë të tillë.

"Unë do të ndalem në dy momente në procesin e numërimit të votës, për herë të parë pas insistimit të PD, do të votohet me votim elektronik në Njësinë 10. Xhafaj i bën presion administratës dhe i thotë që me votimin elektronik shihet kush voton. Unë i siguroj që vota është e fshehtë. Fshehtësia e votës ruhet 100%. I bëj thirrje KQZ të marrë masat e menjëhershme të ndalojë presionin e Fatmir Xhajfajt ndaj administratës, votimi elektronik është e fshehtë, vota s’do të lexohet. Dega 10 në fakt është degë pilot, e dua të siguroj që ajo ka ardhur si rezultat i PD. Është sistem që do të donim të ishte në shumë zona të tjera, por do të jetë në këtë njësi. Në prizmin më të gjerë, nuk ka asgjë që e ndal ndryshimin. Do të kujdesemi që kushdo të votojë të votojë. Do të reflektohet qytetari, do të votojnë njerëzit e arsimuar. Ndërkohë nga pala tjetër kemi parë grupe kriminelësh përballë." tha Tabaku në "News24".

Të fundit