Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi Bardhi-Berisha, Alizoti: I vonuar, duhet të rritet opozitarizmi

Takimi Bardhi-Berisha, Alizoti: I vonuar, duhet të rritet opozitarizmi

Demokrati Tomorr Alizoti komentoi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, në emisionin “Open” në News24.

I ndalur tek mbledhja e zhvilluar ditën e sotme, Alizoti tha se tregoi se tashmë ka vend për bashkëpunim dhe se pritet të shkohet drejt unifikimit.

Ai u shpreh se njeh Berishën si kryetar të PD-së.

 “Unë e shoh PD në krizë, njoh si drejtues zotin Berisha. Nëse votojnë anëtarët e PD fiton Berisha. Unë mund të them që Berisha nuk bëhet dot kryeministër, por si kryetar PD e votojnë demokratët.

Duhet të krijohet një Kolegj i paanshëm të bëhen votimet edhe zgjidhet gjithçka. Unë jam bindës që Berisha ka aksionet më të larta tek demokratik dhe këtu mbaron e gjitha, është kryetar i PD.

Mendoj që takimi ishte i vonuar. Komunikimi në politikë është i domosdoshëm, duhet të kishte komunikim me kohë mes grupeve që ne të mos rrezikonim opozitarizmin”.

Të fundit