Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Yuri Kim me Alibeajn, Shehu: Drejtuesit e PD emërohen nga anëtarësia, jo nga ambasadorët

Takimi i Yuri Kim me Alibeajn, Shehu: Drejtuesit e PD emërohen nga

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur rreth takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj , si edhe deklaratës së Kim e cila e njohu Alibeajn si kryetar të komanduar.

Për News 24, Shehu tha se drejtuesit e partisë caktohen nga anëtarësia dhe jo nga ambasadorët, duke theksuar se PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit dhe Alibeaj është vetëm kreu i grupit parlamentar.

“Unë mendoj se drejtuesit e PD i emëron PD, e jo asnjë tjetër. Nuk i emërojnë ambasadorët, sado të rëndësishëm për ne. Drejtuesit e PD i cakton Partia Demokratike, anëtarësia dhe ky është kapitull i mbyllur. Partia Demokratike drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Apelimi është nul i Alibeajt, s’do të japë asgjë. Juristët e kanë shpjeguar që nuk ka apelim. Nuk cakton askush se kush është drejtuesi i opozitës shqiptare. Për mua ka një domethënie, që ambasadorët duhet të jenë më të informuar para se të prononcohen. Alibeaj nuk duhet të pranojë të vetëquhet për poste që nuk i takojnë apo ka. Alibeaj duhej të sqaronte që drejton vetëm grupin parlamentar, atë e drejton realisht. Alibeaj është vetëm kryetar i grupit parlamentar. Zoti Alibeaj nuk do të pranojë që të mos i japin oifiqe që s’i ka”, tha Shehu.

Të fundit