Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me socialistët për Presidentin, Sula: Nuk kam dijeni, s’është kompetencë personale e Alibeajt

Takimi me socialistët për Presidentin, Sula: Nuk kam dijeni,

Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me grupin negociator të socialistëve për emrin e presidentit të ri.

Deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh për Report Tv, se nuk ka dijeni për takimin mes Alibeajt dhe grupin negociator të socialistëve. Ai tha se Alibeaj ka tagrin ligjor për negociata, por nuk është kompetencë personale e tij.

“Nuk kemi diskutuar për emra konkret për zgjedhjen e presidentit të ri. Nuk kam dijeni për takimin për zgjedhjen e presidentit të ri. Në rrugë zyrtare, Alibeaj ka tagrin ligjor për të vazhduar që të ndjekë negociata, por kjo nuk është një kompetencë personale e Alibeajt, por do jetë vendimmarrje e grupit. Unë nuk do të fokusohesha tek emër i veçantë, por do të gjykoja si shenjë pozitive nëse presidenti do të vinte nga e djathta, do të ishte një gjë e mirë. Figura e presidentit duhet të jetë me një integritet të lartë që t’i shërbej kushtetutës”, tha Sula.

Të fundit