Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi në selinë blu, Basha: Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët e Malit të Zi

Takimi në selinë blu, Basha: Abazoviç bën diferencën

Ka përfunduar pak minuta më parë takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe zëvendës kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç në ambientet e selisë blu.

Gjatë një komunikimi me mediet, kreu i PD, Basha tha se përkushtimi i zëvendës kryeministrit Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët e Malit të Zi.

Basha tha se Mali i Zi ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë në sfidën e anëtarësimit në NATO. Kreu i PD i uroi sukses zëvendës kryeministrit Abazoviç në misionin e tij sfidues dhe fisnik.

"Kam një kënaqësi unike të pritjes së zëvendës kryeministrit të parë shqiptar të Republikës së Malit të Zi, karriera e të cilit është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të te4zave për Ballkanin, Evropën dhe është aktivizuar në luftën e pabarabartë dhe të domosdoshme midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë. Së dyti, është një kënaqësi e veçantë e PD dhe i imi personal për fqinjin tonë, bashkëkombësin tonë.

Bisedova me kënaqësi më të madhe se përkushtimi Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët e Malit të Zi. Temat e diskutimit tonë fillojnë nga demokracia te politikat rajonale dhe objektivat e zhvillimi ekonomik i popujve dhe sfidës së Malit të Zi për t'u anëtarësuar në NATO me mbështetjen e Shqipërisë. I uroj personalisht në vizitën e parë në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike, sukses ne misionin e tij fisnik, sfidues si zëvendës kryeministër i Malit të Zi duke vënë në funksion të qytetarëve politikën", është shprehur Basha.

Të fundit