Flash News

E-TJERA

Abazoviç flet pas takimit me Bashën: Të përshtatatemi me normat evropiane, të ulim te tensionet

Abazoviç flet pas takimit me Bashën: Të përshtatatemi me
Dritan Abazoviç

Ka përfunduar takimi në selinë blu mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili sot kreu një vizitë zyrtare në Tiranë.

Duke folur për mediat, Abazoviç tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë shumë të mira, por apeloi që vendet e vendet e Ballkanit duhet të shkojnë në drejtim të ndryshimeve dhe formave që kanë qenë ekzistues.

Abazoviç tha se duhet t’u përshtatemi më shumë normave evropiane dhe se ajo që promovohet duhet të realizohet.

“Jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në Tiranë për vizitë zyrtare. Kam patur dëshirë të takoj cdo subjekt politik që ka të bëjë me atë që duhet me qenë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhshme.

Me zotin Basha biseduam sfidat që janë të njëjta në Ballkan. Ekziston një mengesë traditës demokratike në këto treva, së bashku duhet të shkojmë në drejtim të ndryshimeve dhe formave që kanë qenë ekzistues.

Duhet të përshtatemi më shumë normave evropiane , të jemi të sigurt se atë që promovojmë duhet të realizojmë, të mos jemi në disfavor që në një anë promovojmë vlera universale, e në tjetrën ballkanike. Besoj se koha është për një frymë të re evropiane në trevat tona. Institucionet nuk janë tepër funksionale, detyra jonë si politikanë e qytetarë të fusim pak më shumë etikë në jetën politike, të bëhen gjërat konkrete të mos merrna me punë kote, të ngremë elektricitet në shoqëri, brenda shtete. Jemi dakorduar se cdo gjë ka funksionuar në mënyrorë paqësore mes nesh. Do të mundohem të jap kontribut që të jetë në nivel më të lartë të ardhshme.

Jam i kënaqur që vizitova Tiranën, ka qenë një ditë e suksesshme dhe jep frymëzim të mirë në të ardhshme.

Ftova zotin Bashën, Ramën dhe Metën që të vizitojë Malin e Zi . Sezoni turistik ka nis suksesshëm edhe këtu, është një mënyrë që të ulim tensionet dhe të punojmë në të mirën e popujve tanë”, tha zv.kryeministri i Malit të Zi.

Të fundit