Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi përbashkues, Bardhi: Hap pozitiv, unë dhe Berisha nuk jemi në politikë për çështje personale

Takimi përbashkues, Bardhi: Hap pozitiv, unë dhe Berisha nuk jemi

Deputeti demokrat Gazment Bardhi tha se takimi përbashkues i djeshëm me deputetët e opozitës nuk ishte thjesht një takim, por e ka cilësuar një hap pozitiv.

I ftuar në News 24, Bardhi tha se ftesën e kishte marrë edhe Lulzim Basha, i cili zgjodhi të mos merrte pjesë në tryezë.

Sa i përket akuzave që hidhen ndaj tij dhe Berishës, Bardhi tha se është një histori që fryhet, duke thënë se nuk janë në politikë për të nxjerrë inatet me njëri-tjetrin.

“Është një hap pozitiv, e vetmja rrugë që duhet të provohet. Nëse Rama vendos kreun e grupit të PD ka marrë fund parlamentarazimi. Është mbledhja e deputetëve që cakton apo jo kreun e grupit.

Takimi dje nuk ishte një takim mes meje dhe Berishës, por më gjerë. Unë mora iniciativën për një mbledhje të përbashkët me 59 deputetë të PD dhe aleancës për Ndryshim. Ishte ftuar në takim edhe Basha. Gjykuam se kemi çështje që na ndajnë, por shumë të tjera që të mos koordinojmë aksionin tonë. Dje jemi bërë bashkë për disa çështje.

Fryhet kjo historia që unë dhe Berisha kemi shfryrë ndaj njëri tjetrit, por ne nuk jemi në politike për çështja personale, por unë jam në pozicion që jam për interes të qytetarëve. Fakti që kemi shkëmbyer këto akuza, do duhet të vuajnë pasoja opozitarët? Ne nuk jemi fëmijë, dhe nuk jemi në politikë për të nxjerrë inatet mes njëri-tjetrit”, tha Bardhi.

Të fundit