Flash News

Ditari i Opozitës

"Të arrestohet banditi Veliaj"/ Këlliçi: Ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

"Të arrestohet banditi Veliaj"/ Këlliçi: Ka vjedhur

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në fjalën e tij në protestën para bashkisë  tha se policia e shtetit të arrestojë një bandit dhe të arrestojë atë që vodhi 30 mln euro me “5D”, të kapë atë bandidin që as nuk skuqet dhe as nuk nxihet.

“Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve”, tha Këlliçi.

Në vijim ai tha “ku janë ndërkombëtarët që nuk shohin vjedhjen që ndodh në Bashkinë e Tiranës, ku janë këta ndërkombëtarë që nuk shohin se si nuk lejohen anëtarët e këshillit bashkiak të marrin pjesë në mbledhje. Kjo protest është kundër hajdutëve, po na vjedhin të gjithëve”.

Kjo është protesta e pestë që mbahet para Bashkisë, që është kthyer tashmë në simbolin e korrupsionit, pas aferës “5D”.

Opozita kërkon dorheqjen Veliajt pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fund të marsit disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë së kryeqytetit, e disa të tjerëve u dha masën detyrim paraqitje, nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tendera, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë 5D konstruksion.

 

Të fundit