Flash News

Ditari i Opozitës

Përshkallëzohet protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin molotov

Përshkallëzohet protesta para bashkisë së Tiranës,

Protestuesit para bashkisë së Tiranës janë përplasur  me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur gardh para godinës, dhe në një moment në shenjë revolte njëri nga protestuesit hedh motolov në ambientet e jashtme të bashkisë, mes thirrjeve “Hajdut” “Hajdut”.

Kjo është protesta e pestë që mbahet para Bashkisë, që është kthyer tashmë në simbolin e korrupsionit, pas aferës “5D”. Opozita kërkon dorheqjen Veliajt pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fund të marsit disa drejtorë dhe ish drejtorë të bashkisë së kryeqytetit, e disa të tjerëve u dha masën detyrim paraqitje, nën akuzat për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, shkelje të barazisë në tendera, lidhur me aferën e dyshuar të shoqërisë 5D konstruksion.

 

Të fundit