Flash News

Ditari i Opozitës

"Të njoh që të vogël, mos premto asgjë që nuk bën", Basha me qytetarët dhe bizneset: Do e heqim lakun nga fyti

"Të njoh që të vogël, mos premto asgjë që nuk
Basha në Njësinë nr.2

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Njësinë nr.2 në kryeqytet, ku është takuar me qytetarë dhe biznese. Ai iu ka premtuar se do ta ndryshojë situatën pas 25 prillit, nëse vjen në pushtet.

"Kemi ardhur të kërkojmë votën. Ka ardhur ta heqim lakun nga fyti. Mos u largo nga vendi. Kur lëngon gjithë vendi, të parët që e ndjejnë janë bizneset. Iu ftoj të votoni për ndryshimin, numrin 9", tha Basha gjatë bashkëbisedimit me bizneset.

Qytetari: Mos premto asgjë nga ato që nuk i bën. Sepse njerëzit janë ftohur nga politika nuk shkon më.

Basha: E di e di, ne do i mbajmë.

Qytetari: Të njoh që të vogël. Me numër 58 je regjistruar për herë të parë në PD.

Basha: Nxirrni gjithë komshinjtë, miqtë e familjarët. Do jemi të gjithë bashkë si një familje. Siç po vjen kjo pranverë do të vijë dhe fitorja. Era e ndryshimit po fryn kyudo. Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona.

Qytetari: Merre njëherë në dorë këtë vend

Qytetari: Shyqyr o vllai, se vetëm komunista na kanë ardhur. E kemi lakun në fyt. Votën e ke marrë gjithmonë, të shohim zgjidhjen. Mos ngelet te fjalët.

Basha: Ne vijmë me plane, me ekspertë. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Vështirësitë kryesore ua dimë. Çmimi i energjisë në stratosferë. Nafta po. Kur të ndihmojmë sipërmarrësin do ju ndihmojmë dhe ju të punësuarit.

Qytetari: Me Edi Ramën i kemi të gjitha të zezat.

Basha: Ai do humbë, Shqipëria do të fitojë. Më 25 prill do ja shohim hajrin. Po vjen pranvera, mos harroni numrin 9, për ndryshimin për gjithë Shqipërinë.

Të fundit