Flash News

Ditari i Opozitës

"Të tejkalojmë rezultatin e 2009-ës", Bardhi flet për objektivat: Është përllogaritur kostoja financiare

"Të tejkalojmë rezultatin e 2009-ës", Bardhi flet
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe drejtuesi politik në Elbasan, Gazmend Bardhi ka folur për objektivat e partisë së tij për këto zgjedhje. Ai tha se PD synon të tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të 2009-ës në Elbasan.

Në zgjedhjet e 2009-ës, PD mori në Elbasan 7 mandate. Ai u shpreh optimist për një fitore të thellë në këtë qark. Sa i përket premtimeve të PD-së, Bardhi tha se janë bërë llogaritë e duhura që angazhimet të bëhen realitet brenda një mandati.

Ai tha për "Kjo Javë" se, partia Demokratike në këto zgjedhje ka edhe mbështetjen e socialistëve të zhgënjyer. Elbasani është cilësuar si një zonë e nxehtë elektorale.

“Objektivi jonë është për ta tejkaluar rezultati ne 2009 dhe unë jam shumë optimist dhe për faktin që kemi parë në takimet tona dhe një padurim nga mbështetësit e PS për të ndryshuar.

Ne nuk marrim dot angazhime që nuk i bëjmë dot, kemi marrë ato angazhime që janë të kalkuluara me kostot financiare për t’i realizuar brenda një mandati. kemi pritshmërinë që do i tejkalojmë dhe ato angazhime që kemi marrë për t’i dhënë zgjidhje dhe shqetësimeve që kanë qytetarët”, tha ai.

Të fundit