Flash News

Ditari i Opozitës

Të zhgënjyer nga Vangjush Dako, dy ish-funksionarët socialistë i bashkohen Bashës: Ta luftojmë uzurpuesin!

Të zhgënjyer nga Vangjush Dako, dy ish-funksionarët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar sot dy ish-funksionarë të Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtushën dhe Serian Mazrrekun, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

Ardit Kërtusha shprehet se Dako është shumë i padëshiruar nga SHBA dhe nga qytetarët e Durrësit. “Dako ndërhyn te votat”, shprehet Kërtusha, ish-kryetar i FRRESH në Durrës.

Ndërsa Serian Mazrreku i bën thirrje gjithë qytetarëve durrsakë që të heqin këtë lloj uzurpimi nga dy persona në Durrës.

“I bëj thirrje gjithë të afërmve të mi t’i bashkohen PD dhe të mos i bashkohen lëmoshës.  Vangjush Dako i ka kthyer sytë vetëm te vetja, vetëm te dy persona dhe jo tek të tjerët. Çdo investim që kemi marrë për këtë zonë e kemi marrë me protesta. Sot janë bërë shumë ndyshime por duke i rënë famljes sime”, u shpreh ndër të tjera Mazrreku.

Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike.

 

Të fundit