Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Shkarkimin e Veliajt e solli lufta brenda PS

Teliti: Shkarkimin e Veliajt e solli lufta brenda PS

 

Këshilltari demokrat i Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti ths se shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryetarit ishte e paevitueshme.

 

Teliti tha në A2CNN se shkarkimin e Veliajt e solli lufta e brendshme brenda PS.

 

“Shkarkimi ishte i paevitueshëm, thjesht ishte koha se kur. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shumë dëme dhe afera korruptive. E fundit duhet të ishte të shkarkohej për 3 muaj. Ne e kërkuam të parët shkarkimin. Këto muaj i kushtuan Tiranës shumë. Më mirë vonë se kurrë. Kjo është lufta e brendshme brenda PS që ngriti kokë. Ky debat i heshtur një ditë të bukur dha rezultatin. Objektivi ishte largimi i Erion Veliajt. Na duheshin votat e mazhorancës, erdhi urdhri, bashkuan votat. Sot Veliaj nuk është më kryetar bashkie”, tha Teliti.

Të fundit