Flash News

Ditari i Opozitës

Tensione brenda Kuvendit, Noka vendos karriget para gardës

Tensione brenda Kuvendit, Noka vendos karriget para gardës

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte, pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend.

Ka qenë deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili është përplasur me punonjësit e Gardës brenda sallës së Kuvendit.

Ai ka tentuar të vendosë karrige para tyre, teksa këta të fundit janë përpjekur ta ndalojnë.

“Hiqi duart se në kokë e ke”,- dëgjohet të thotë Noka me tone të ashpra.

Ndërkohë ka nisur edhe protesta e thirrur nga opozita, ku mbështetësit demokratë janë vendosur para portës hyrëse të Kuvendit.

Të fundit