Flash News

Ditari i Opozitës

Tensione tek Komisioni i Sigurisë/ Flamur Noka i zë karrigen Nasip Naços

Tensione tek Komisioni i Sigurisë/ Flamur Noka i zë karrigen Nasip

Deputetët e opozitës kanë bllokuar këtë të mërkurë Komisionin e Sigurisë ku do të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Deputeti Flamur Noka, i cili është nënkryetar i Komisionit, u ul në karrigen e kryetarit, Nasip Naço duke i zënë vendin.

Ata nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes ku pritej të diskutohej pakti i arritur mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kreut të qeverisë, Edi Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det në dy baza në Lezhë.

Gjëja e parë që duhet të kalonte është marrëveshja për të respektuan Kushtetutën, marrëveshja e dytë për të shenjuar votën e lirë dhe jo për ta konsideruar mall tregu, marrëveshja e tretë për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruan duke e vjedhur kjo qeveri, dhe ajo e katërt, për të luftuar krimin sepse në Shqipëri po mbizotëronn, krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria”, tha Noka, teksa Nasip Naço qëndronte në këmbë pranë tij.

Deputetët e opozitës nuk i kanë kursyer ironitë, ndërsa dëgjohet Bardhi teksa i thotë Naços se sot e kishin bojkotuar dhe deputetët socialistë.

Ndërkohë, Ervin Salianji thotë se me këtë shfaqje, deputetëve të opozitës i ka ngelur të thonë; Ju lumshin komët, për të mira dhe në gëzime’, ndërkohë që Noka i bie tavolinës me dorë në shenjë proteste.

Pasi deputetët e opozitës bllokuan Komisionin, mazhoranca u detyrua të zhvendosë diskutimet në Zoom.

Të fundit