Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Balliu tregon prapaskenat në Kuvend: Rama na provokoi me robotin Diella

Tensionet në Kuvend, Balliu tregon prapaskenat në Kuvend: Rama na

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka treguar parapaskenat e tensioneve që shoqëruan sot seancën parlamentare në Kuvend.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se ama se provokoi opozitën duke futur Diellën në Parlament.

“Gjithçka bën qeveria ka për qëllim t’i shmanget debatit me opozitën, se me debat nuk ka çfarë ti thotë. Prej vitesh nuk shihet asnjë debat televiziv mes opozitës e qeverisë.

Sot në një akt të paprecedentë Rama fut në shkelje të Kushtetutës, ligjit e rregullores një provokim duke futur një robot me një fjalim të parapërgatitur duke shkelur rregulloren e parlamentit”, tha Balliu. 

 Balliu thekson se kjo ka për qëllim të shmangë debatin publik.

“Në këtë moment gjëja më e lehtë për opozitën është të mbyllë gojën dhe të lërë Ramën të bëjë ç’të dojë me parlamentin. Kushtetuta nëse shkelet me një robot atëherë ç’ kuptim ka parlamenti dhe mandatet tona. Të tallet në këtë formë me qytetarët për të shmangur se aty nuk ka program për shqiptarët. Aty ka program sesi bandat të pastrojnë paratë në afera korruptive. Rama tallet dhe thotë dëgjoni robotin që do mbajë përgjegjëis për ato vjedhjet si do ta arrestojmë ne.  Ne jemi vend që s’kemi ujë e drita, apo ilaçe pa siguri. Gjithë bota është shumë para nesh me inteligjencën artificiale dhe nuk ka ndonjë ministër vetëm në Shqipëri ndodhin këta çmenduri se drejtohemi nga një i çmendur që kërkon të shmangë debatin publik”, shtoi Balliu. 

 

Të fundit