Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Boçi: Sot ishin mbi 50 gardistë që luftonin si luanë në emër të Ramës

Tensionet në Kuvend, Boçi: Sot ishin mbi 50 gardistë që

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaron se sot Parlamenti i Shqipërisë ishte i pushtuar nga gardistë që sipas tij, luftonin kundër opozitës në emër të kryeministrit Edi Rama.

Komentet Boçi i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku tha se sot debati duhet të rrotullohet rreth kufizimit të lirisë të deputetëve të opozitës.

 “Le të vinte një përfaqësues i maxhorancës dhe t’ja rreshtonim të gjitha shkeljet, sesi sillen ndaj deputetëve të opozitës. Ky është debati sot, e kufizimit të lirisë të deputetëve të opozitës. Lufta është atje, te ajo dhuna policeske.

Ishte i pushtuar Parlamenti. Si thoni disa gardistë. Unë vij nga Parlamenti, e di sa gardistë janë. Ka 10 porta të ndryshme. Aty ishin mbi 50 gardistë që luftonin si luanë në emër të Ramës.

Ngjarja më e rëndë është rrëmbimi i gazetarit Elton Qyno. Ju sot duhet të më pyesnit për situatën e medias, si u rrëmbye Qyno. Unë kam ndjeshmërinë që si politikan të flas për këtë çështje”, tha Boçi.

 

Të fundit