Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, Gjekmarkaj: Qeveria po shkel standardet demokratike! Opozita nuk bëhet palë me krimin

Tensionet në Kuvend, Gjekmarkaj: Qeveria po shkel standardet demokratike!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka akuzuar mazhorancën socialiste se ka hyrë në legjislaturën e re me arrogancë dhe dhunë.

Në një intervistë për “Syri TV”, Gjekmarkaj shprehet se qeveria Rama, e instaluar për herë të katërt radhazi, po tregon se nuk ka asnjë vullnet për të respektuar demokracinë dhe institucionet, por vetëm për të ushtruar presion dhe sundim.

Gjekmarkaj u shpreh se opozita është e vendosur të mos bëhet kurrë palë me krimin e organizuar dhe strukturat e korruptuara që, përkrahen nga qeveria.

Gjekmarkaj: Në këtë seancë të parë ishte një mazhorancë që instalohet për herë të katërt në mënyrë legjitime.  Bën atë që di ta bëjë më mirë: shfaq detyrën e vet të dhunës e arrogancës.

Një opozitë që gjykohet se nuk është e dhunshme, një opozitë që qëndron gjithmonë në anën e së vërtetës dhe që nuk gjen argumente për të vepruar si mazhoranca, një opozitë që gjykohet dhe ka zgjedhur të përfaqësojë vlerat e këtij vendi dhe jo antivlerat duke mos u bërë palë me bandat e  këtij vendi.

Jemi në një situatë mjaft paradoksale, por mendoj që opozita nuk ka përse të demoralizohet as nga frustrimet që vijnë brenda nesh, as nga sulmet që vijnë jashtë nesh.

Opozita duhet ta mbajë dhe do ta mbajë busullën e vet tek vlerat më të mira që përfaqëson kjo shoqëri dhe ky komb.

Unë nuk mendoj se shqiptarët duan antivlera, nuk mendoj se shqiptarët nuk e duan ndershmërinë, nuk mendoj se ata duan bandat e krimit që janë shpërndarë në territoret e Shqipërisë.

Ata thjesht janë nën trysninë e një patronazhimi total, piramidal, që vjen nga qendra dhe shtrihet në çdo skaj të Shqipërisë.

Detyra jonë është ta shndërrojmë këtë mision qëndrese në mision bashkëbisedimi me të gjithë ata pa zë e pa fytyrë që e kanë të pamundur të identifikohen në mbarë Shqipërinë, të jemi zëri dhe shpresa e tyre.

Dhe sado që mbi ne bie e keqja mediatike, sado që mbi ne bie shantazhi nga burime të ndryshme apo presion nga çdo lloj, ne do të jemi aty për të folur dhe për të motivuar shoqërinë.

Fjalimi i Edi Ramës ka dy anë, nëse e merr atë si një fjalim sunduesi, është një fjalim që mund të meritonte duartrokitje dhe ta quash “ekselent”, por nëse e merr atë si fjalim të kryeministrit të një vendi anëtar të NATO-s, një vendi që aspiron BE-në, një shoqërie që ka zgjedhur standardet demokratike, ai është fjalimi më i rrezikshëm i këtyre 35 viteve të  fundit në Shqipëri.

Është një fjalim antisocial, një fjalë që synon asgjësimin e çdo hapësire institucionale, krijimin e mundësive 'fake' për të pasur pushtetin në tavolinë, ngatërimin territorial dhe çdo gjë tjetër që çon drejt një loje të pandershme finale në zgjedhjet politike"

Të fundit