Flash News

E-TJERA

Tensionet në Kuvend, Lela: Diella ishte provokim! Opozita reagoi ndaj shkeljes së Rregullores

Tensionet në Kuvend, Lela: Diella ishte provokim! Opozita reagoi ndaj

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike Alfred Lela, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është ndalur te seanca e djeshme plenare në Kuvend dhe fjalimi i "Diellës".

I ftuar në News 24, Lela tha se ministria aktuale Diella është një fyerje ndaj qytetarëve dhe se fjalimi i saj në seancën plenare në Kuvend ishte një provokim i radhës. Lela shtoi më tej se Shqipëria aktualisht nuk e ka kapacitetin për të patur një ministre virtuale.

Në lidhje me tensionet në seancë e djeshme plenare, Lela tha se opozita ka reaguar ndaj shkeljes së Rregullores.

"Opozita do të thotë se është faji i mazhorancës, dhe anasjelltas. Mazhoranca ka arrën, gurin dhe Diellën. Për mua është një fyerje ndaj qytetarëve dhe ndaj Kushtetutës.

Merr Diellën dhe e fut në Kuvend, që e vetmja gjë e bukur që ka është emri. Diella do ta prezantojë programin? E bën Kryeministri. Është e gjitha për të ndërtuar një provokim të radhës, që mos të dëgjohej as programi. Më parë kishim tepsinë, timonin, sot është Diella.

Benevrekët e kibernetikës së Shqipërisë i kemi parë disa herë të bien në fund të këmbëve, me TIMS psh apo sulmin iranian. Nuk jemi vendi i këtyre kapaciteteve. Korrupsionin mund ta bëjnë dhe ndalin vetëm njerëzit dhe jo avatarët. Është vetëm shaka dhe provokim, hajgare e radhës në seancën e parë në Kuvend”, tha Lela.

Të fundit