Flash News

Ditari i Opozitës

Mazhoranca miratoi pa diskutim programin qeverisës, Spahia: Inceneruesi Rama po djeg demokracinë!

Mazhoranca miratoi pa diskutim programin qeverisës, Spahia: Inceneruesi

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka komentuar seancën e sotme plenare në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes palëve. 

Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se sot në seancë u dogj Kushtetuta, Ligji, Rregullorja dhe Demokracia, nisur nga fakti që mazhoranca miratoi pa diskutim programin qeverisës. 

Spahia ka etiketuar kryeministrin Rama si 'incenerues' i demokracisë, ndërsa shton se sot me heqjen e së drejtës kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian.

Postimi i Bardh Spahisë

Nuk është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka një incenerator. Ai është ngritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku digjet pa pushim Kushtetuta, Ligji, Rregullorja, Konventat Europiane dhe të Drejtat Universale të Njeriut! Digjet demokracia!

Inceneruesi më i madh quhet Edi Rama! Pushteti i tij i korruptuar dhe i inkriminuar po djeg në themel shpresat se Shqipëria mund të jetë një vend normal. Sot, me heqjen e së drejtes kushtetuese të opozitës për të folur në Parlament, Shqipëria është qindra vite dritë larg Bashkimit Europian.

Të fundit