Flash News

Ditari i Opozitës

Tenton të hyjë në Kuvend, Bledion Nallbati përplaset me gardistët

Tenton të hyjë në Kuvend, Bledion Nallbati përplaset me

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati, ka pasur një përplasje me punonjësit e Gardës të cilët nuk e kanë lejuar të hyjë në ambientet e brendshme të Parlamentit.

Ai ka tentuar të hyjë nga hyrja anësore, por sërish Garda i është afruar duke e penguar dhe duke e shtyrë.

Një pjesë e deputetëve të PD-së nuk janë lejuar të hyjnë në Parlament, pasi sipas Gardës nuk ka përfunduar afati 10 ditor i përjashtimit nga seancat plenare.

Kuvendi do të votojë sot për imunitetin e kryedemokratit Sali Berisha, ndërsa opozita proteston jashtë Parlamentit.

 

 

Të fundit