Flash News

Ditari i Opozitës

“Test kritik për Shqipërinë”, Këlliçi: Rama, zyrtarisht pengesë për integrimin e vendit!

“Test kritik për Shqipërinë”, Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është kthyer në një pengesë të drejtpërdrejtë për integrimin europian të vendit.

Sipas tij, mbrojtja politike që Rama po i bën zëvendëskryeministres Belinda Balluku përbën një “test kritik për Shqipërinë”, siç u shpreh edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister.

Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se integrimi nuk mund të përdoret si mburojë për interesa personale, por është një kauzë kombëtare që duhet mbrojtur nga qytetarët.

Postimi:

Edi Rama, zyrtarisht pengesë për integrimin e vendit!
Kur luan me integrimin dhe vendos fatin personal dhe të Belinda Ballukut para aspiratës historike, pasojat nuk do të vonojnë. Spërdredhjet e Edi Ramës me lobingje e me joshje të diplomatëve sot morën një goditje të fortë në Tiranë.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, David MacAllister u shpreh se çështja Balluku është një: “Test kritik për Shqipërinë”.
Zyrtarisht, Edi Rama me mbrojtjen që i bën korrupsionit dhe aferave të bashkëpunëtores së tij kryesore, është shndërruar në një problem, në një kusht për integrimin.
Mes Shqipërisë dhe Brukselit ka tanimë dhe një pengesë të re. Rasti apo çështja Balluku. U bë e tillë, për shkak se Edi Rama pengoi drejtësinë dhe refuzoi masat e kërkuara nga prokuroria e cila, deri më tani, ka faktuar abuzimin e krahut të djathtë të Edi Ramës, me të paktën 11 procedura dhe 1.1 miliardë euro.
Nëse Edi Rama nuk do të krijonte imunitet special për veten dhe për Ballukun, nëse do të lejonte hetimin nëse do të sillej para ligjit si i barabartë me të tjerët, nëse do të hiqtë dorë nga paprekshmëria, ndoshta ky rast do t’i shërbente jo vetëm transparencës, interesit publik, por padyshim edhe integrimit.
Por Edi Rama veproi në të kundërt. Dhe këtë e bëri për të mbrojtur në radhë të parë karrigen dhe lëkurën e tij, pasi e di se çfarë e pret. Balluku para drejtësisë, do të thotë se i njëti destin e pret dhe atë vetë. Dhe në vend të integrimit, zgjodhi të ruajë veten.
Nuk është e rastit që një nga deklaratat që bëri sot përfaqësuesi i lartë i Brukselit, ishte se politikanët duhet të veprojnë me shembullin e tyre.
Shembulli i Edi Ramës është tashmë zyrtarisht kusht, pengesë, test kritik për Shqipërinë. Por integrimi nuk është një gjë me të cilën Kryeministri i kapur në afera mund të luajë e të bëjë kosha si t’i dojë qefi. Eshtë kauzë e kombit dhe si e tillë do të ruhet e mbrohet nga qytetarët.
Kjo po shihet çdo ditë, por do të demonstrohet me solemnitet e me fuqinë e duhur të premten, me 20 shkurt.
Bashkohemi në shesh me energji, me pasion, me dashuri për Shqipërin

Të fundit