Flash News

Ditari i Opozitës

Tetë orë në Kuvend, Ilir Beqaj nuk jep dëshminë, dështon seanca

Tetë orë në Kuvend, Ilir Beqaj nuk jep dëshminë,
Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dështuar sot. Seanca, e cila u mbyll me propozim nga nënkryetari i Komisionit, Plarent Ndreca, nuk arriti të japë drejtim, ndërsa ai tha se "sot nuk po i japim dot drejtim".

Beqaj u soll me pranga në duar për t’u pyetur, por duket se kjo ishte pjesë e një skenari të përgatitur.

Gjatë seancës, ai nuk pranoi të japë deklaratën e tij, por kërkoi të fliste dhe të shpjegonte pozicionin e tij përmes një prezantimi PowerPoint, një kërkesë që shkaktoi debate të ashpra mes anëtarëve të Komisionit. Mazhoranca mbështeti kërkesën e Beqaj, ndërsa opozita refuzoi ta pranojë.

Seanca e pyetjeve do të zhvillohet nesër në orën 10:30.

Të fundit