Flash News

E-TJERA

Gafa e avokatit të Beqajt, dërgoi në komision e Shëndetësisë kërkesë pa vulë dhe prokurën e ish-ministrit

Gafa e avokatit të Beqajt, dërgoi në komision e

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u thirr sot të dëshmojë para komisionit hetimor parlamentar mbi sterilizimin dhe check up-in lidhur me koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, miratuar nëntë vjet më parë.

I shoqëruar nga Ermal Yzeiri, avokati i ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u përcoll prej policisë nga mjediset e burgut me lejen e SPAK-ut për të dëshmuar para komisionit hetimor. 

Avokati i ish-Ministrit është bërë shkas sot për debate mes kryetares së Komisionit të për Sterilizimin dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Burimet bëjnë me dije se avokati ka shmangur detyrimet ligjore me kërkesën që i ka nisur dje Komisionit Hetimor.

Mësohet se kërkesa e avokatit drejtuar Komisionit Hetimor më 11 nentor nuk ploteson kushtet formale, i mungonte prokura e Beqajt, e per me teper kerkesa nuk kishte as vule Protokolli te Kuvendit.

Mbledhja e komisionit hetimor u ndërpre herë pas here për shkak te tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe të shumicës, të cilët vazhdimisht ia ndërpritnin fjalën njëri tjetrin dhe fajësonin njëri tjetrin se po e pengonin zoti Beqaj që të dëshmonte.

 

Të fundit