Flash News

Ditari i Opozitës

Tha se e refuzoi 3 herë dorëheqjen e Ballukut, Berisha: Rama nuk e lejoi se ajo do e marrë me vete

Tha se e refuzoi 3 herë dorëheqjen e Ballukut, Berisha: Rama nuk e

Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi gënjeshtër deklaratën e kryeministrit Rama se Belinda Balluku i kishte dorëzuar tre herë dorëheqjen, por ai e kishte refuzuar.

Nga selia blu, Berisha zbuloi takimin e bërë muaj më parë në Kryeministri mes tij, Ulsi Manjës dhe Engjëll Agaçit, ku ish-zv.kryeministrja kishte refuzuar dorëheqjen duke e kërcënuar Ramën se do ta merrte me vete, nëse arrestohej.

Berisha tha se Rama ka të ngjarë t’i firmosë vetë dorëheqjen për alibi.

Berisha: Tani, dje ai doli dhe u betua dhe u stërbetua për kokën e Lubisë. E patë ju sa të mallëngjyer ishin. Njëra ishte e gatshme të ngashërehej nga mallëngjimi, tjetri të betohej për kokën e saj. Një mashtrim i turpshëm. Cinizëm ekstrem.

Ai thotë se Lubia dha tre herë dorëheqjen, aty e zbuloi veten. Nuk e lejoi. Nuk e lejoi se do e marrë me vete. Kaq. U faktua ajo që kemi thënë dhe e dimë se Lubia bëhet pentito.

Dhe hajde zëri besë atëherë të penduarës Lubi Balluku. Se nuk do pendohet Lubia, por ku e njeh mirë Lubinë, prandaj tregon se gjoja paska dhënë dorëheqjen dhe nuk ia ka pranuar.

Por në debatin pesë orë në kryeministri në prani të Ulsiut dhe Engjëll Agaçit, e vërteta është që ajo ka kundërshtuar preras dhënien e dorëheqjes. Dhe Edi Rama me këto gënjeshtra, ka rrezik që i ka firmosur vetë ato dorëheqje vetëm për alibira dhe mashtrime.

Ai dje, sulmoi Gjermaninë dhe Danimarkën. Po as në Gjermani, as në Danimarkë dhe në asnjë vend tjetër në planet ministri nuk ka të drejtë të vjedhë. Nuk ka të drejtë të mbrohet me ligj nga vjedhjet.

Të fundit