Flash News

Ditari i Opozitës

Theu herësin dhe siguroi mandatin, reagon Boçi: Nuk mund të bërtas dot fitore, thjesht një rreshtim i ri

Theu herësin dhe siguroi mandatin, reagon Boçi: Nuk mund të
Luçiano Boçi

Kandidati demokrat në Elbasan, Luçiano Boçi theu herësin, duke siguruar 11,076 vota dhe duke kryesuar deri më tani listën nga radhët e PD në rang vendi. Ai ishte i renditur i 7-ti në listën e PD-së në Elbasan, ku demokratët arritën të merrnin vetëm 6 mandate, por Boçi k arritur të jetë deputet në Parlament.

Pas këtij rezultati, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë qytetarët, kryedemokratin Lulzim Basha, përfaqësues dhe struktura të kësaj partie për besimin që i kanë dhënë.

Ai shton se pavarësisht kësaj, "nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju", ndërsa thekson se beteja vazhdon.

Të fundit