Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja e Berishës: Autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare të hetojnë qëndrimin kërcënues të Ramës ndaj Kushtetueses

Thirrja e Berishës: Autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare

Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare e ndërkombëtare të hëtojnë qëndrimet kërcënuese të Ramës ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryedemokrati tha se Rama po e nxjerr veten si një padrino, i gatshëm të shkelë çdo lgij për t’u mbrojtur nga vjedhjet.

“Dua të bëj me dije, dhe u bëj thirrje autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, të hetojnë qëndrimin e tij kërcënues ndaj gjykatësve kushtetues. Të hetohen të gjitha telefonatat e tij të bëra edhe pas mesnate, kërcënimet e tmerrshme që u janë bërë gjyqtarëve që të votojnë për rrëzimin e anulimit.

Janë lehtësisht të gjetshme, ndaj dhe kërkoj hetimin me urgjencë, marrjen e tabulateve të numrave të të gjithë familjes së tij. Telefonatat e bëra pas mesnate e tregojnë atë një padrino, një njeri që është i gatshëm të shkelë çdo ligj, çdo rregull për të mbrojtur vjedhjet e tij”, tha kryedemokrati.

Berisha i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“Njeriu, që si kryeministër, ka deleguar me qindra herë firmën e tij zëvendësve, tani u thotë shqiptarëve se ka funksione të padelegueshme. Kushtetuta e Shqipërisë nuk njeh asnjë funksion të padelegueshëm. Ndaj dhe jep dorëheqjen më mirë”, deklaroi Berisha.

Të fundit