Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja e Berishës: Shqiptarët të ngrihen në një protestë, ka vendosmëri

Thirrja e Berishës: Shqiptarët të ngrihen në një

Opozita po përsërit thirrjet ndaj qytetarëve që të përgatiten për protesta. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar nga Gjirokastra se krah punës për zgjedhjet lokale, ka një vendosmëri për të ecur drejt protestave të përgjithshme kombëtare.

Ai e ka konsideruar situatën të papranueshme. Sipas Berishës se qeveria Rama ka vjedhur më shumë se cilido kabinet i 100 viteve të fundit.

“Situata po bëhet katastrofike. Krahas vendosmërisë për të marrë pjesë në zgjedhje, ka një vendosmëri për të ecur drejt protestave të përgjithshme kombëtare, sa më shpejt të jetë e mundur.

I bëj thirrje shqiparëve arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, bizneseve të vogla që po përjetojnë një tirani të vërtetë të çmimit të energjisë dhe taksave, që të ngrihemi kundër këtij dhunimi dhe t’i presim Edi Ramës, faturën që meriton.

Nëse marrim 100 vitet e fundit, ajo e Edi Ramës ka vjedhur më shumë se çdo qeveri, në 110 vitet e marra së bashku. Kurrë nuk kanë ndodhur vjedhje siç kanë ndodhur me këtë qeveri. Ndaj i ftoj shqiptarët të ngrihen në një protestë për ekzistencin dhe dinjitetin tone”, tha Berisha.

 

Të fundit