Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’thotë për protestën e radhës? Berisha: Rama kërkon flamurin e PD, ndërkombëtarët të mbështesin qytetarët

Ç’thotë për protestën e radhës? Berisha: Rama

Lideri i demokratëve ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se kërkon asgjësimin e pluralizmit politik në vend. Sipas Sali Berishës, Rama kërkon të marrë flamurin e PD-së.

“Edi Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit. Unë u them sot se nuk ka kryeministër në planet, as edhe Idi Amin që vriste ministrat e tij, diktator që mund të përdorë një fjalim të tillë kundër opozitës si Edi Rama.

Së fundmi, Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit. Kërkon të marrë flamurin e PD-së dhe t’ua varë në qafë, vasalëve të tij, me qëllim që të hakmerret si bir dhe nip xhelati, për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij”, tha Berisha.

Nisur nga kjo, kryedemokrati apeloi ndërkombëtarët që të dëgjojnë zërin e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë. Berisha paralajmëroi protesta të tjera, ndërsa shtoi se detaje mbi datën dhe organizimin do të jepen në vijim.

“Shqiptarët janë sot më në këmbë se kurrë. Protesta e 12 nëntorit faktoi se janë më në këmbë se kurrë. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Edhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët është: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë”, shtoi Berisha.

 

Të fundit