Flash News

Ditari i Opozitës

“Ti ftojmë në Tiranë për të protestuar”, Berisha apel për 6 dhjetorin: Të hapim dyert e shtëpive për miqtë nga rrethet

“Ti ftojmë në Tiranë për të protestuar”,

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar mobilizimin e demokratëve një ditë para protestës së 6 dhjetorit.

Në një takim me banorët e njësisë 5 në kryeqytet, Berisha u kërkoi të hapin dyert e shtëpive që në datë 5 për të afërmit e miqtë e tyre nga rrethet me qëllim që të jenë pjesë e protestës së 6 dhjetorit në orën 12.00.  

Berisha: Ndaj dhe ju ftoj, këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana. 

Meqenëse se ky është i tmerruar nga kjo protestë dhe ka arsye të tmerrohet se do ta nxjerrë ashtu siç është para liderëve Europianë, ku mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra e mijëra demokratë nga rrethet mund të kenë vështirësi të vijnë ditën e protestës.

Prandaj të ftojmë ta shndërrojmë datën 5 dhjetor, të hapim dyert tona, për të gjithë miqtë, të afërmit, familjarët që i kemi në rrethet e tjera ti ftojmë në Tiranë për të protestuar në datën 6 të gjithë se bashku.

 

Të fundit