Flash News

Ditari i Opozitës

"Tirana qeveriset nga urdhrat e Ramës"/ Teliti: Koha për përballje reale politike

"Tirana qeveriset nga urdhrat e Ramës"/ Teliti: Koha për

Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka shprehur shqetësime mbi mënyrën se si po qeveriset Tirana dhe mënyrën se si po shtyhen vendimmarrjet e rëndësishme për qytetin.

I ftuar në Syri TV, Teliti akuzon mazhorancën për mungesë të vullnetit politik për të përballur realitetin dhe thekson se opozita ka kërkuar që prej Majit largimin e kryebashkiakut Veliaj, me qëllimin për të hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe transparente.

Teliti kërkon një debat të vërtetë për Tiranën, mbi problemet reale të qytetit, zhvillimin urban, dhe alternativat politike, larg propagandës dhe skenarëve të dirigjuar nga lart.

Dorian Teliti: Duke qenë se kishin 4 muaj që nuk merrnin porosinë politike, përgjigjja është ajo që...Çfarë ka ndodhur në Tiranë? Asgjë nuk ka ndodhur në Tiranë. Punët po vazhdojnë, qyteti po pastrohet sipas atyre, shkollat po ndërtoheshin sipas atyre... Ja ku është realiteti, shkollat janë me dy turne, trafiku vazhdon të rëndohet dita ditës, por nuk kishin përgjigje dhe vazhdonin e shtynin.

Erdhi urdhri politik që u dha nga kryeministri dhe tashmë, gjatë këtyre ditëve, shumë shpejt besoj se do të mblidhet Këshilli Bashkiak, dhe opozita do të marrë pjesë në mbledhje pasi është kërkesa jonë që në fillim të muajit maj, kur ne kemi dorëzuar kërkesën si grup opozitar për të shkarkuar nga detyra Veliajn dhe për të hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Tiranë.

Pas shumë vitesh, ishalla dasht Zoti, bëhet një debat për Tiranën. Një debat për këtë kryeqytet, një debat mbi zhvillimin e saj, mbi problematikat që ka ky qytet, mbi aktorët që ka ky qytet, aktorët e tregur dhe të diskutojmë të paktën një herë me platforma, me ide, me propozime konkrete se si ky shtet mund të përmirësohet. Dhe të dalin para qytetarëve pikërisht me kandidatët çdo palë politike, me vizionin përkatës. Do të doja shumë që mos të përsëriteshin ‘deja vu’ zgjedhjet e majit 2025, apo 2019, ku zgjedhjet i bënte ‘5D’ jo Erion Veliaj, që hidhte masat e eurove në treg.

Nëse kanë kurajo, nëse kanë dinjitet të dalin në tregun politik, me kandidaturën e tyre që ata tashmë e kanë caktuar dhe me kandidaturën tonë që do të caktohet në ditët në vijim, me platforma përkatëse, të bëjmë një garë normale.

Të fundit