Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli e ashpër me mazhorancën: Qeveria është e zhytur në skandale

Topalli e ashpër me mazhorancën: Qeveria është e zhytur

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës duke akuzuar se qeveria është zhytur në skandale.

Topalli tha nga Kuvendi se qeveria është përmbysur nga pesha e korrupsionit që mbart pushteti duke deklaruar se Rama ka humbur drejtimin e qeverisjes.

“Zoti kryetar, në kushte normale do të thoja se në rendin e ditës mund të futen 20 pika; është normale. Por kjo sot ka kaluar në vend të dytë, ose edhe më poshtë. Kjo qeveri është e zhytur kokë e këmbë në skandale. Tre çereku i qeverisë që keni këtu është i zhytur në skandal. Drejtoni një qeveri që është si një anije që ka marrë ujë dhe timonieri e ka humbur drejtimin – dhe timonieri është kryeministri. Ndaj kërkojmë të jeni të përgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, pasi nuk keni më mazhorancë. Nuk është përmbysur si disa qytete nga uji, por nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti”, tha ajo.

Të fundit